Zotimi i Albin Kurtit: 40 milionë euro në efiçiencë të energjisë - VIDEO

Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, ka premtuar fond prej 40 milionë euro për efiçiencë të energjisë dhe këtë do ta bëjë në katër vjetët e mandatit.

Kurti do të japë 10 milionë euro në secilin vit të mandatit të lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti po ashtu ka deklaruar se do të revitalizojë termocentralet dhe do të ndajë megavatët edhe në dy termocentrale të reja.

E Kurti për marrveshjen për ‘Countur Global’ ka thënë se “as nuk vjen në shprehje”.

“Ne do të ndajmë 40 milionë euro për energji eficiente, ne dëshirojmë por nuk është i mundshëm largimi i linjitit. Ndërimi i kapaciteteve nuk mund të lidhet vetëm me amvisërinë por edhe me industrinë. Në Maqedoni është 50% me 50%. Gjithashtu ne do të bisedojmë me Shqipërinë dhe Brukselin dhe të ecim përpara me interkoneksionin pas fajësimit të Serbisë. Ne e kemi mbështetur revitalizimin e Kosovës A me teknologji kundër ndotjes dhe aty ku është B1 dhe B2 mund të bëjmë B3 dhe B4, dy here ka 300 megavat, ky është maksimumi që mund të bëjmë por pas një studimi të mirfilltë.  Termocentrali Kosova A do të ndërpritet, marrëveshja me Countur Global as nuk vjen në shprehje. Termocentralet e reja janë të imponueshme, nuk është se duam por nuk mund ta bëjmë ndryshe deficitin që e kemi në energji”, është deklaruar Kurti në #Debatpernime.

Cikli i #DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Fitore Pacolli, Hajrullah Çeku, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Saranda Bugujevci, Arben Vitia, Yllza Hoti.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.