Suspendohen 3 Oficerë Doganorë

Sipas komunikatës së Doganës suspendimi i tyre është bërë për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare në vendin e tyre të punës-pikës kufitare Jarinje.

“Pas hetimeve të brendshme nga Dogana e Kosovës dhe në konsultim me prokurorinë kompetente është marrë vendimi për zgjerimin e hetimeve me dyshimin e keqpërdorimi të detyrës zyrtare,” thuhet në komunikatë.

Komunikata shpjegon se “oficerët doganorë dyshohen se nuk kanë përmbushur detyrat në mënyrën e përcaktuar sipas legjislacionit të aplikueshëm nga Dogana e Kosovës andaj edhe sot janë suspenduar”.

Gjithashtu, në fillim të këtij muaji dhe dy oficerë të pikës kufitare doganore të Merdares janë suspenduar pasi dyshohen se kanë kryer veprat penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.

http://kallxo.com/suspendohen-dy-oficere-doganore