Sulmohet zyrtari për urbanizëm në Vushtrri

Një zyrtar i Komunës së Vushtrrisë ka pësuar nga një sulm mbrëmë në këtë qytet.

Policia njofton se një burrë është arrestuar nën dyshimet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht zyrtarin.

Viktima sipas policisë është zyrtar i lartë për urbanizëm ndërsa sulmi ndodhi dje rreth orës 12.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.