Sulm/ Ilustrim
Sulm seksual ndaj të miturës në Kamenicë
12.7.2018 - 14:06
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një të dyshuar me nacionalitet serb për keqpërdorim seksual ndaj një vajze 16 vjeçare në Kamenicë.
Policia njofton se dyshohet se i njëjti para gjashtë muajve ka keqpërdorur seksualisht të miturën, e cila me nacionalitet është serbe.
Viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në IML-Prishtinë.
Pas intervistimit i dyshuari me vendimin e prokurorit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes.