Kryeministri Haradinaj në seancën e Kuvendit.

Sot Shqyrtohet Programi i Qeverisë 2017-2021

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot në një seancë plenare do të shqyrtojnë programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Përndryshe, pas një debati dy ditësh nga ana e deputetëve, projektbuxheti për buxhet është hedhur dje në votim, por që nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Për projektbuxhetin kanë votuar vetëm 58 deputetë që nuk ka  kuorum për t’u miratuar, pasi që opozita nuk ka dashur të marrë pjesë në votim.