Sot mbyllet fushata për zgjedhjet në Veri

Sot përfundon fushata pesë ditore për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 19 maj, të dielën.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të drejtë vote në këto zgjedhje  kanë 58 520 votues, me dallim prej 1 507 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet e Lokale të datës 22 tetor 2017.

Ndërsa për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve KQZ pritet të angazhoj 670 komisionerë në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotime. Ndërsa sot poashtu përmbyllet afati për akreditim të vëzhguesve në këto zgjedhje.

Qytetarët nga komunat e lartcekura kanë mundësi që ti votojnë kandidatët e tri partive, Listës Serbe, Partisë Demokratike të Kosovës si dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto komuna vijnë pas dorëheqjes së katër kryetarëve si pakënaqësi ndaj taksës 100 përqind të cilën qeveria e Kosovës e ka vendosur ndaj produkteve të Serbisë e Bosnje e Hercegovinës në nëntor të vitit të kaluar.