Kryeprokurori i Shtetit i bashkohet fushatës kundër dhunës në baza gjinore

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi  i është bashkuar shënimit të fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”.

Ai ka thënë se këto ditë janë thirrje dhe veprim për eliminimin e dhunës ndaj grave.

I njëjti ka siguruar qasje në drejtësi dhe mbrojtje institucionale për të gjitha gratë, që kanë pësuar nga aktet e ndryshme të dhunës.

Fushata “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore” zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme të botës dhe ka për qëllim eliminimin e dhunës në baza gjinore.

Kjo fushatë koordinohet nga Zyra e UN Woman-it në Kosovë.