Diskutime gjatë pauzës në mes të prokurorit dhe të akuzuarit - Foto: KALLXO.com

Sot Gjykata Vendos për Limajn

Pas tetë vjetësh procedurë gjyqësore, sot në orën 14:00 do të bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj tani më zëvendëskryeminitrit të Kosovës, Fatmir Limaj, truprojes së tij, Shpëtim Telakut, Endrit Shalës, biznesmenit Nexhat Krasniqi e Florim Zuka.

Limaj dhe të tjerët, në këtë proces gjyqësorë ngarkohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për krim të organizuar, gjatë kohës sa Limaj ishte ministër i Ministrisë së Transportit në vitin 2008.

Caktimi i kësaj date është bërë më 9 nëntor nga trupi gjykues në krye me gjyqtaren e EULEX- it, Maria Tuma.

http://kallxo.com/24-nentor-shpallet-aktgjykimi-ndaj-fatmir-limajt/

Dy ditë më parë, mbrojtja kishte thënë fjalën përfundimtare, me ç’ rast edhe kanë kërkuar lirimin nga të gjitha pikat e akuzës së prokurorisë, kështu duke kërkuar nga trupi gjykues që të nxjerrë aktgjykim lirues.

Një ‘Copë Letre’ që e Përballi Limajn 2,764 Ditë me Gjyqin

Fatmir Limaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar.

Për të njëjtat vepra ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku e Florim Zuka.

Gjykimi lidhet me disa rrugë të asfaltuara në Komunën e Gjilanit.

Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2 më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë proces gjyqësor. Raportet mund t’i gjeni në këtë link.