Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes. REL

Soltes: BE ta mbajë premtimin për vizat për Kosovën

Raportuesi i Bashkimit Evropian për Kosvën, Igor Soltes, ka reaguar në lidhje me mos liberalizimin e vizave për Kosovën duke kërkuar që BE-ja të mbajë premtimin e saj dhënë karshi Kosovës.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për dhënien e regjimit pa viza për Shengen. Topi tani është në anën e BE për të bërë atë që ka premtuar”, ka shkruar Soltes në një postim profilin e tij në “Twitter”.

Ai po ashtu ia ka kushtuar edhe një postim tjetër në po këtë platformë Kosovës duke thënë se Kosova duhet të mbështetet në BE-në.

“Kosova duhet të jetë në gjendje të mbështetet në mbështetjen nga BE. BE-ja jo vetëm që mund të kërkojë prej tyre, por edhe t’i japë Kosovës diçka në kthim”, ka shkruar Soltes.

Ndryshe gjatë ditës së sotme edhe 22 anëtarë të Parlamentit Evropian i kanë dërguar një letër të hapur presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk dhe kryesuesit të përhershëm të Austrisë në BE Nikolaus Marschik për të kërkuar largimin e regjimit të vizave për Kosovën.

https://kallxo.com/22-deputete-te-parlamentit-evropian-kerkojne-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven/