Gazmend Halilaj- FOTO KALLXO
Skandali seksual i Drenasit, avokati i dyshuar lirohet nga paraburgimi
Gjykata e Prishtinës sot e ka liruar nga paraburgimi avokatin Gazmend Halilaj, i cili dyshohet për keqpërdorim seksual të të miturës nga Drenasi.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar mbrojtësi i tij, avokati Arbër Fazliu, i cili për KALLXO.com bëri të ditur se Halilajt i është zëvendësuar masa e sigurisë nga ajo e paraburgimit në atë të arrestit shtëpiak.
Gazmend Halilaj është i arrestuari i katërt në lidhje me dyshimet për keqpërdorim seksual të të miturës nga Drenasi.
Para avokatit janë arrestuar edhe polici Vesel Veseli, arsimtari Shkëlzen Xhekaj dhe gjinekologu Fehmi Ahmeti.
Dosja e Prokurorisë – E kaluara kriminale e të dyshuarve në rastin e vajzës së mitur nga Drenasi
Kujtojmë se avokati Halilaj ishte ai i cili e kishte dërguar kallëzimin penal në Prokurorinë e Shtetit në lidhje me rastin ndaj 16 vjeçares, ndërsa momentalisht edhe ai po hetohet si i dyshuar në këtë çështje.
https://kallxo.com/skandali-i-drenasit-avokati-gazmend-halilaj-sillet-para-gjykates/
.