FOTO ILUSTRIM - Rrëzimi i Aeroplanit

Singapori pezulloi fluturimet me Boeing 737 Max

Autoriteti i Aviacionit Civil të Singaporit (CAAS) ka pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse me avionët e Boeing 737 Max.

Ky vendimi ka ardhur pasi një avioni i “Ethiopian Airlines” i tipit Boeing 737 Max 8 është rrëzuar të dielën, duke i marrë jetën të gjithë 157 personave që ishin në bord. Ky ishte aksidenti i dytë fatal që përfshinte këtë model avioni në më pak se pesë muaj.

Aeroporti i Changi, në Singapor, që është aeroporti i gjashtë në botë për nga numri i fluturimeve, nuk ka bërë të ditur nëse fluturimet e planifikuara me këtë lloj avioni do të anulohen apo udhëtarët do të kenë zgjidhje tjetër.

Disa kompani ajrore dhe rregullatorë anembanë botës kanë mbështetur modelin Max 8 pas rrëzimit.

Singapori besohet të jetë vendi i parë që ka ndaluar fluturimin e të gjithë avionëve të familjes Max.

Aeroplani i kompanise “Ethiopian Airlines Boeing 737”,  është rrëzuar derisa ishte duke fluturuar në drejtim të Kenisë.

Në bord besohet të ketë pasur 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.