Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Shtyhet Seanca për Vjedhjen e Gjeneratorit

Për shkak se mungonin dëshmitarët dhe i dëmtuari, trupi gjykues shtyu seancën gjyqësore ndaj Agim Thaqit, i cili akuzohet për përvetësim gjatë ushtrimit te detyrës.

Pas konstatimit te palëve dhe pas deklarimit të të akuzuarit se nuk e pranon fajësinë për të cilën e ngarkon Prokuroria u kalua ne fjalën hyrëse.

“Gjendja faktike lidhur me fajësinë e të akuzuarit do të vërtetohet nga i dëmtuari Anton Gjini dhe dëshmitarët Burim dhe Mehdi Bytyqi”, deklaroi prokurorja e rastit në fjalën e saj hyrëse.

Po ashtu, sipas prokurores, me administrimin e provave në këtë rast do të vërtetohet edhe teza e aktakuzës.

Ndërsa, avokati Ali Beka, mbrojtësi i  të akuzuarit, në fjalën hyrëse deklaroi se dispozitivi i aktakuzës është në kundërshtim më shkresat e lëndës.

Pas dhënies se fjalës hyrëse dhe për shkak se dëshmitarët Burim dhe Mehdi Bytyqi nuk i janë përgjigjur thirrjes se Gjykatës, trupi gjykues konstatoi se duhet të ndërpritet seanca dhe në seancën e radhës të sillen dëshmitarët e po ashtu të shikohet mundësia që të ftohet edhe i dëmtuari Anton Gjini, I cili është shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Thaqi akuzohet se më 25 qershor 2012 në Fushë-Kosovë, në cilësinë e depoistit në firmën “Fredi Generators” me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, nga depoja  e firmës ka marrë një gjenerator 50 KW, të cilin e ka ngarkuar në kamion dhe e ka dërguar në një fshatin Dogujevë të komunës së Klinës.

Seanca e radhës lidhur me këtë rast do të mbahet më 27 korrik 2016.