Foto: Ilustrim

Shtetasi Shqiptar Ndalohet me Afro 2 Milionë Lekë

Në raportin e saj 24-orësh, Policia njofton se një njësit i Policisë Kufitare ka ndaluar mbrëmë rreth orës 22:00 një veturë “VW Golf”, e cila drejtohej nga një shtetas shqiptar, në Qafë e Morinës.

Gjatë kontrollit në çantën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 1.990.000 lekë të Shqipërisë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i refuzohet hyrja në Republikën e Kosovës pasi që ishte nën ndikimin e alkoolit.

Këtë rast Policia po e trajton si mosdeklarim i mallit.