Tentoi të kalonte kufirin me mbi 40 litra pije alkoolike dhe cigare, arrestohehet

Një shtetas i Malit të Zi është arrestuar gjatë kontrollit në vendkalimin kufitar në Kullë pasi dyshohet se në automjet kishte 44 litra pije të ndryshme alkoolike dhe 30 pako me cigare, të cilat nuk i kishte deklaruar.

Sipas Policisë, malli është sekuestruar dhe së bashku me dokumentacion i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.

Ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar.

Ngjarja ka ndodhur dje në ora 11:10.