Foto: Policia e Shtetit

Hoqi flamurin turk dhe e hodhi në det, arrestohet një person për nxitje të urrejtjes- Video

Një 48 vjeçar është arrestuar nga forcat e rendit në Shqipëri. Kjo pasi që i njëjti po dyshohet se ka kryer veprat penale nxitje e urrejtjes dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike.

E gjitha kishte ndodhur kur fillimisht ishte publikuar një video incizim deri sa shihet një person tek heq një flamur nga një venderojë detare dhe e hedh në det.

Video incizimin e kishte publikuar fillimisht vetë i dyshuari.

Flamuri që hoqi 48 vjeçari me inicialet Sh.S., është turk dhe ishte i vendosur në njërën nga vdenrojat detare në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”.

Pasi ishte marrë rasti në trajtim nga ana e Policisë së Shtetit ishte bërë edhe e mundur lokalizimi i të dyshuarit.

Shërbimet e Policisë e shpallën fillimisht në kërkim shtetasin Sh. S., pasi ishte fshehur pas ngjarjes.

Pas kërkimeve nga Policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Sh. S., për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Materialet nga policia i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.