QKUK - Foto: KALLXO.com

ShSKUK shpall konkurs për mbi 103 specialistët e papunë

Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e 103 specialistëve të profileve të ndryshme mjekësore, që aktualisht janë të pa punë.

Përmes një njoftimi thuhet se ShSKUK ka konstatuar se nevojat më të mëdha për punësimin e specialistëve janë në Spitalet e Përgjithshme, pasi që sipas tyre në kaluarën punësimi ishte përqendruar në QKUK.

“Në Spitalin e Ferizajt do të punësohen 17 specialistë, përfshirë: dermatolog, fiziatër, gjinekolog-obstetër, infektolog, mjekësi interne, neonatologji, oftalmologji, otorinolaringologji, pediatri, radiologji, reumatologji, kardiologji dhe urologji”, thuhet në njoftim të ShSKUK-së.

Sipas tyre, konkursi do të shpallet edhe për pranimin e 16 specialistëve në Spitalin e Gjakovës për këto profile: biokimi klinike, deermatologji, fiziatri, gastroentorolopgji, gjinekologji-obstetrikë, kardiologji, mjekësi interne, mjekësi interne-endokrinologji, nenonatologji, oftalmologji, otorinolaringologji, radiologji dhe infektive.

“Në Spitalin e Gjilanit do të punësohen 8 specialistë, përfshirë profilet: biokimi klinike, dermatovenerologji, fiziatri, gastroentrologji, gjinekologji me obsetrikë, mjekësi interne, reumatologji dhe toksikologji”, është thënë në komunikatë.

“Për Spitalin e Mitrovicës, do të shpallet konkursi për pranim e 8 specialistëve, përfshirë: biokimi klinike, gjinekologji me obstetrikë, mjekësi interne, pediatri, pulmologji dhe otorinolaringologji”.

Ndërkaq, për Spitalin e Pejës do të shpallet konkursi për pranim të 15 specialistëve, përfshirë profile si: alergiologji me imunologji, biokimi klinike, dermatovenerologji, fiziatri, gjinekologji me obstetrikë, infektologji, kirurgji maksilofaciale, pediatri, radiologji dhe reumatologji.

“Për nevoja të Spitalit të Prizrenit do të shpallet konkursi për 12 specialistë, përfshirë profilet si: dermatovenerologji, kardiologji, kirurgji maksilofaciale, kirurgji vaskulare, ortopedi, psikiatri e fëmijëve dhe radiologji”, thuhet në komunikatë.

“Në Spitalin e Vushtrrisë do të hapet konkursi për pranim të 14 mjekëve specialistë, përfshirë profilet: biokimi klinike, dermatovenerologji, fiziatri, gjinekologji me obstetrikë, mjekësi interne, mjekësi interne- endokrinologji, neonatologji, oftalmologji, otorinolaringologji, pediatri dhe radiologji”.

Tutje bëhet e ditur se në QKUK do të hapet konkursi për 11 specialistë përfshirë profilet: alergiologji me imunologjoi, kirurgji maksilofaciale, mikrobiologji, patologji, kardiokirurgji, psikatri e fëmijëve, kirurgji plastike dhe logopedisë.