Vendvotimi në Qabër - Foto: KALLXO.com

Shqiptarët nuk dalin në zgjedhje

Një numër i vogël i qytetarëve shqiptarë të veriut të vendit kanë dalë për të votuar në zgjedhjet për kryetarë të 4 komunave të veriut.

KALLXO.com merr vesh se në vendvotimin 2809/B në shkollën e fshatit Qabër në Mitrovicë nga 959 votues gjithsej deri në orën 12:30 kanë votuar vetëm 86.

Ky vendvotim është i ndarë në dy klasë.

Në vendvotimin në fshatin Qabër janë parë edhe veturat e vëzhguesve të OSBE-së dhe Policia e Kosovës.

Në katër komuna në veri të Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet për kryetarë të tyre.

Zgjedhjet po mbahen pas dorëheqjes së katër kryetarëve si reagim ndaj vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.