Goran Rakiq - Foto: Rtv21

VIDEO: Votim kolektiv gjatë votimit të Goran Rakiqit

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka votuar në zgjedhjet e sotme.

Rakiq po synon të rizgjidhet në postin nga i cili u larguar muaj më parë në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksë prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Rrugës për në qendrën e votimit Goran Rakiq ishte i shoqëruar nga një numër i madh personash.

Siç tregojnë pamjet e portalit informativ “Kossev” gjatë votimit të Goran Rakiqit ka pasur një votim kolektiv.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve, shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.