Veseli: Me zgjedhjet e sotme u konfirmua sovraniteti i Kosovës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përgëzuar qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës për procesin e qetë zgjedhor që zhvilluan sot dhe ka falenderuar ata për përkrahjen, sipas tij bindëse, për partinë që e drejton ai në mesin e partive shqiptare.

Sipas Veselit, me këto zgjedhje u konfirmua sovraniteti institucional dhe territorial i Republikës së Kosovës.

“Do të punojmë bashkë, edhe më shumë, për ta përmirësuar jetën e secilit, në Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, e në tërë Kosovën. Ecim përpara me Dekadën e Re”, ka thënë Veseli në një postim në profilin e tij në Facebook.

Sot janë mbajtur zgjedhjet për kryetarë të 4 komunave në veri të Kosovës.

Zgjedhjet me rezultate bindëse, sipas Demokracisë në Veprim, i kanë fituar kandidatët e Listës Serbe.

https://kallxo.com/lista-serbe-shpall-fitoren-ne-veri-video/

www.kallxo.com