Eugent Bushpepa - Foto: Rtv21

Shqipëria Shkon me 'Mall' në 'Eurovizion'

Mbrëmë është mbajtur nata finale e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Fituesi i edicionit të 56-të të këtij festivali është Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.

Eugenti u vota nga juria profesioniste e festivalit në përbërje të Markelian Kapidani, Luan Zhegu, Ben Andoni, Sokol Marsi, Edmond Rapi.

Ai përformoi live dhe u pëlqye shumë nga publiku, duke e bërë të kthehet edhe një herë në skenë.

Çmimin e dytë e fitoi Redon Makashi me këngën “Ekziston”, kurse të tretin Inis Neziri me këngën “Piedestal”.

Elsa Lila ishte e ftuar nderi, e cila performoi një kolazh këngësh.

Për Elsën kjo ishte hera e parë pas 9 vitesh që u ngjit në skenën e këtij festivali.

Kënga fituese përfaqëson Shqipërinë në Festivalën e Këngës në Europë, pra “Mall” do të jetë kënga konkuruese në kuadër të shtetit shqiptar në “Eurovizion 2018”.

Kujtojmë se përfaqësuese e Shqipërisë vitin e kaluar ishte këngëtarja nga Kosova, Lindita Halimi me këngën “Botë”/21Media