Jonuz Salihaj e Kadri Gërvalla (AAK e NISMA) në #DebatPernime

Shkarkohet drejtori i Arsimit në Prishtinë me kërkesë të AAK-së

Drejtori i deritanishëm i Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihaj, sot është shkarkuar nga kjo detyrë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Komunës, Adonis Tahiri.

Tahiri tha se kjo është bërë me kërkesë të AAK-së që është partner i koalicionit në këtë Komunë.

“Po, është liruar nga detyra drejtori i Arsimit, Jonuz Salihaj dhe kjo është bërë me kërkesë të partnerit të koalicionit (AAK).  Salihaj është liruar nga detyra që i është caktuar në fillim të këtij mandati”, tha Tahiri.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe vetë Jonuzajn për të marrë sqarime për këtë, por se ai nuk ka qenë i gatshëm të japë përgjigje.