Shfaqja ‘Tomi dhe Xheri 2’ jepet sot në Teatrin e Qytetit të Mitrovicës

Teatri i Qytetit të Mitrovicës do të shfaqë sot, 18 dhjetor 2018, duke filluar nga ora 11:00 premierën e shfaqjes për fëmijë, “Tomi dhe Xheri 2” të autores Fitore Ruboveci me regji të Faki Gashit.

Shfaqja vjen edhe si një test për këtë teatri i cili në të ardhme synon të krijojë edhe skenën për fëmijë.

Drejtori i Teatrit të Qytetit të Mitrovicës Ademi Zhitopotoku ka konfirmuar për Kallxo.com se shfaqja për fëmijë përveç sjellë një risi dhe mundësi për fëmijët mitrovicas është edhe një test i mirë për të parë mundësi që ky teatër në të ardhmen të realizojë shfaqje të tilla.

“Po shpresojmë që 2019 me pas repertuarin edhe për fëmijë. Shfaqja ‘Tomi dhe Xherri’ është vetëm një nisëm për të parë ecurinë që do të lehtësojë punë për këtë qëllim”, ka thënë ndër të tjerash Zhitopotoku.

Në shfaqjen “Tomi dhe Xheri 2” luajnë Valdet Rama dhe Faik Gashi.

Shfaqja “Tomi dhe Xheri 2” është premiera e tretë që realizon Teatri i Qytetit të Mitrovicës, për vitin 2018 pas shfaqjeve “Shtëpia në Kufi” dhe “Komedi e Kuqe”.