Shfaqja ‘Skënderbeu - Ose dashuri dhe liri’ jepet sot reprizë në Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq sot në mbrëmje duke filluar nga ora 20:00 reprizën e ‘Skënderbeu – Ose dashuri dhe liri’ me tekst të Tomas Winkop dhe Fadil Hysaj, regjia e së cilës është bërë nga vetë Fadil Hysaj.

Shfaqja pasqyron përpjekjet e një regjisori për ta vënë në skenë dramën “Skënderbeu – Ose dashuri dhe liri”, të dramaturgut anglez Tomas Winkop, e shkruar 3 shekuj më herët.

Konceptin inskenues që krijon regjisori në mendjen e tij, nga drama e Winkopit, e ballafaqon atë me vështirësi, dhe në pamundësi për gjetur aktorin e përmasave të Skënderbeut, kthehet tek përmasa mitike e heroit, duke bërë kështu që shfaqja të mbetet një fantazmagori mitike e historike të cilën e përmbysë realiteti.