Shfaqja ‘Copë Copë’ me mision humanitar për festën e 'Shën Valentinit'

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, në kuadër të fushatës globale “Një miliard në këmbë” në mbrojtje të të drejtave të grave dhe në mbështetje të fushatës bamirëse “Një ditë e Valentinit për të gjithë” organizon shfaqjen teatrale “Copë Copë”.

Shfaqja “Copë Copë” do të prezantohet me datë 14 shkurt 2019,  duke filluar në 19:00 në Teatrin “Oda” në Prishtinë.

“Një Ditë e Valentinit për të gjithë” e iniciuar nga Blerta Avdili dhe Jeta Xharra synon të mbledh fonde në përkrahje të Qendrës për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë.

Ngjarja e shfaqjes “Copë Copë” është e bazuar në ngjarje të vërtetë, me ç’ rast një grua, mbijetuese e dhunës në familje, është edhe performuese në skenë së bashku me aktoret profesionale.

Fondet që do të mblidhen nga kjo performancë do të shkojnë për Qendrën për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, në kuadër të kampanjës bamirëse “Një Ditë e Valentinit për të gjithë”.

Regjinë e shfaqjes “Copë Copë” e ka bërë Zana Hoxha Krasniqi, dramatizimi nga Blerta Zeqiraj, ndërsa preformojnë: Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Daniela Markaj, Qendresa Jashari dhe Bashkime Sulejmani.