Ilustrim

Shënohet Dita e Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, sot në ora 10:00, në ndërtesën e Qeverisë (salla P38) do të mbajë konferencë, e cila organizohet në shënim të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Aktivitetet në kuadër të fushatës kundër trafikimit do të zgjasin një muaj dhe kanë për synim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për fenomenin e trafikimit.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë Hashim Thaçi, presidenti i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeministër i Republikës se Kosovës, Ekrem Mustafa, ministër i Punëve të Brendshme, Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Colleen Hyland, zëvendës ambasadore e SHBA-ve në Kosovë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.