FOTO: Ilustrim
Shantazhuan një grua me publikim të fotove intime, arrestohen
21.2.2019 - 09:59
Një grua nga Prishtinë raportohet të ketë qenë viktimë e një rasti të shtantazhit.
Polici ka njoftuar se në lidhje me rastin ka arrestuar dy persona të dyshuari, të cilët kishin shantazhuar viktimën me publikimin e disa fotografive diskredituese të viktimës.
Në njoftimin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit, të dyshuarit, pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Policia në njoftimin e saj, nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rastit.