Foto: Ilustrim

Prizren, arrestohen dy persona për prostitucion

Dy persona janë arrestuar nga policia për marrje me prostitucion.

Policia ka njoftuar se dje ka arrestuar dy persona në Prizren nën dyshimin se të njëjtin kanë kryer veprën penale marrje me prostitucion.

Sipas policisë, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Tutje policia ka sqaruar se rasti po vazhdon të hetohet.