Ilustrim

Dyshohet se sulmuan fizikisht policin, arrestohen dy persona në Mazgit të Obiliqit

Dy burra janë arrestuar pasi dyshohen se për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Ngjarja ka ndodhur më 19 shtator në fshatin Mazgit të Obiliqit rreth orës 19:00.

Policia ka njoftuar se zyrtarit policor i është ofruar tretman mjekësor.

Ndërkaq, të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar.