Foto: Ilustrim

Skenderaj, arrestohen dy persona për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar dy persona  nën dyshimin për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer nga hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas urdhërit të Prokurorisë së Mitrovicës.

Të dyshuarit të arrestuar janë A.A, viti i lindjes 1997 dhe E.A. viti i lindjes 1996.

“Gjatë realizimit të planit si prova materiale janë sekuestruar përkohësisht dy DVR, një telefon mobil, një veturë dhe dy fletore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari A.A. është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari E.A. është liruar në procedurë të rregullt.