Arkiv - Panairi i punësimit

Sfidat në punësimin e rinisë dhe grave

Fondacioni Jahjaga organizon tryezën “Punësimi i rinisë dhe grave: Qasja dhe vështirësitë në tregun e punës”.

Qëllimi i tryezës është që të bashkojë në dikutim përfaqësues nga sektorët e ndryshëm si  bizneset, Odat Ekonomike në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Punësimit, OSHC-të dhe akterë të tjerë, për të diskutuar nevojat dhe sfidat e bizneseve në punësimin e të rinjve dhe grave, por edhe vështirësitë që hasin në tregun e punës. Ndër të tjera, përmes diskutimit, do të synohet vënia në pah e mundësive për bashkëpunim më të mirë me interes si për bizneset ashtu edhe për gratë dhe rininë.

Në panel:

Florie Xhemajli – Menaxhere e Projektit “Rrugëtimi drejt punësimit”- Jahjaga Foundation

Alban Hashani – Drejtor Ekzekutiv i Institutit “Riinvest”

Arian Zeka – Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovë

Nora Hasani – Drejtoreshë Menaxhuese e Odës Gjermano-Kosovare

Jehona Namani-Rexha – Drejtoreshë e Qendrave të Aftësimit Profesional – APRK

Kjo tryezë organizohet në kuadër të projektit “Rrugëtimi drejt punësimit” me mbështetje të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).