Serbët nuk i përgjigjen alarmit në Veri

Në mëngjesin e sotëm janë arrestuar në Veri të Mitrovicës, katër të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Rreth orës 06:00, është lëshuar alarmi në sheshin “Car Lazar”, në veri të Mitrovicës.

Ky alarm  përdoret për grumbullimin e serbëve të veriut në afërsi të përmendores së “Car Lazar”, alarmi ka qëndruar i ndezur për një ndërsa numri i serbëve, që i janë përgjigjur kësaj thirrjeje ka qenë shumë i vogël.

Aksioni për arrestimin e të dyshuarve është realizuar me urdhër të Prokurorisë Speciale, ndërsa të njëjtit do të sillen para Gjykatës Themelore në Prishtinë për t’u gjykuar.

LINK