Sejdiu: Raporti i Progresit një Déjà vu me Paradokse

Shefi i Grupit të Pavarur të Deputetëve, Dardan Sejdiu komentoi Raportin e Progresit duke theksuar se e ka lexuar me vëmendje për dallim nga deputetët që nuk e njohin gjuhën angleze.

Ai tha se në këtë raport gjenden shumë paradokse që kanë të bëjnë kryesisht me ekonominë e vendit.

“Në fakt nuk e di a e ka krikituar dikush raportin për vendin. Nuk e di dikush a është munduart të shpërfaëq paradoxet e raportit. Kapacitetet prodhuedse janë të pazhvilluara dhe ekonomia varet prej konsumit, investimeve në infrastrukturë dhe remitanca…Ky raport është déjà vu. Kemi një raport që na shpërfaq llojin e politikave që duhet ti ndërmarrim që bien në kundërshtim”, tha Sejdiu.

Ai po ashtu theksoi se debati parlamentar për këtë raport është i pavlefshëm përderisa raportin nuk e kanë lexuar të gjithë deputetët.

“Një numër i voël i joni mund të thotë që ka debatuar për raporti., ka deputetë që nuk e kanë lexuar sepse nuik e dijnë gjuhën angleze. Besoj që në këtë asimetri të informative po e zhvleftësojmë rëndësinë e një raporti. Meqë na keni vvendosur në këtë situatë atëherë disa prej nesh që e kemi lexuar një herë mund të flasim për të”, tha Sejdiu.

“Ne e kemi thirrur debatin të jashtëzakonshëm me kërkesë të VV-së për ditën e enjte , për dje. Mirëpo pastaj në konsultim me LDK nga sekretari na ësthë thënë që ky raport mund të përkthehet të enjten deri para orës 12, pastaj e kemi shtyer për të enjten. Pastaj na është thënë që duhen 10 ditë për ta përkthyer. Është jo serioze”, tha Haxhiu.