Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tahiri: Në raportin e progresit vetëm 8 herë theksohet se ka progres të mirë

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri teksa ka përmendur gjetjet e raportit të Komisionit Europian ka kritikuar Qeverinë Kurti në raport me integrimet europiane.

Sipas Tahirit të gjeturat e raportit tregojnë se Qeveria Kurti në këtë fushë është qeverie e regresit.

Ai ka shpjeguar se sa herë është përdorur fjala progres në këtë raport dhe për çfarë arsye është përdorur.

“Fjala progres është përdor 205 herë, 32 herë theksohet se ka mungesë të progresit, 49 herë theksohet se ka progres të mangët, 59 herë theksohet se ka njëfarë progresi dhe 42 herë theksohet se është bërë progres, 15 herë në aspekte tjera dhe vetëm 8 herë theksohet se ka progres të mirë” – ka thënë ai.

Ndërsa ka shtuar se vlerësimi që ky raport i ka dhënë Kosovës është më vlerësimi më i dobët që Kosova ka marrë ndonjëherë.

“Vlerësimi që ia ka jep Kosovës është vlerësimi më i dobët, më i ashpër, me fjalët më të rrepta që ndonjëherë një qeveri e Kosovës e ka marrë. Kurti pati dhënë fjalë të mëdha për integrimin europian e agjendën europiane” – ka thënë ai.

Sipas tij, qysh në fillim të mandatit është pa që integrimet europiane nuk janë prioritet i kësaj qeverie.

Kuvendi i Kosovës me kërkesë të opozitës po mban sot debat lidhur me gjetjet e Raportit të Komisionit Europian për Kosovën, për vitin 2023.

 

Moszbatimi i udhërrëfyesit për energjinë, moszbatimi i deklaratës për të pagjeturit, dhe ndikimi i tensioneve në veri, janë disa nga gjetjet e evidentuara në Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2023 të Komisionit Europian.

Ndonëse është thënë që Kosova ka qenë e angazhuar në procesin e dialogut, në raportin e bërë publik sot, është kërkuar ‘angazhim më serioz’ në zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve përkatësisht formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

 

Dialogu, kritikat e kërkesat për Kosovën në raportin e Komisionit Europian