Foto: Arkiv

Seanca Nis me Minuta të Heshtjes për Elsie-n dhe Las Vegasin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë nisur seancën e sotme plenare me nderime me nga një minutë heshtje për tragjedinë në Las Vegas ku humbën jetën mbi 50 persona si pasojë e një sulmi si dhe për vdekjen e albanologut të njohur kanadez, Robert Elsie.

“Në sallë janë të pranishëm 59 deputet aktualisht dhe mund të vazhdojmë me seancë.  Para se të fillojmë do të kemi në dy raste nga një minut heshtje. Në shenjë të nderimit dhe respektetit për viktimat në Las Vegas.  Do të mbajmë edhe një minut heshtje për albanologun Robert Elsie”, tha Veseli.

Në rend të ditës për seancën e sotme është edhe një interpelancë me kryeministrin Ramush Haradinaj rreth akuzave për tortura ndaj ministrit të bujqësisë, Nenad Rikalo.