Kuvendi i Kosovës - Foto: KALLXO.com

Seanca e Kuvendit Vazhdon Nesër

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, deputeti Adem Mikullovci, ka vendosur që nesër të vazhdojë seanca e konstituimit të Kuvendit.

Në vazhdimin e seancës munguan deputetët e koalicionit PAN, me çka nuk pati kuorum, prandaj Mikullovci kërkoi opinionin e përfaqësuesve të partive dhe koalicionit të pranishëm në sallë se si të veprohet.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, kërkoi që seanca të shtyhet për nesër, gjë që u përkrah edhe nga deputeti nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti.

Në këtë kushte, kryesuesi i seancës vendosi që seanca të mbahet nesër duke filluar nga ora 10:00.