SEAL dhe forcat shqiptare me stërvitje të përbashkët luftimi

Skuadra e SEAL -ekipet e Detit, Ajrit dhe Tokës të Flotës së Shteteve të Bashkuara kanë bërë një stërvitje të përbashkët luftimi me Forcat Speciale Shqiptare në fshatin e stërvitjes urbane në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës.

Sipas Ambasadës Amerikane, kjo mundësi dy javore shërbeu si një trajnim për forcat shqiptare përpara nisjes së tyre në Afganistan, si pjesë e misionit të NATO-s./RTK