Foto: KALLXO.com

SBASHK-u Tregon Veprimet që do të Ndërmarrë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar sot një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit Drejtues për të diskutuar veprimet sindikale që do të ndërmarrë.

Sindikata ka paralajmëruar takimin ku do të merret vesh për veprimet sindikale, pasi sipas saj qeveria nuk po e respekton marrëveshjen e nënshkruar me SBASHK-un më 5 qershor 2017.

SBASHK-u vazhdimisht ka kërkuar ngritje të pagës për mësimdhënësit për 0,5 për qind për çdo vit të tyre të kaluar në arsim, 2 euro në ditë për shujtë dhe 70 për qind të pagesës së rrugës për arsimtarët që udhëtojnë.