Sakrifica për Flamur - VIDEO

Komuna e Prishtinës ka filluar vendosjen e Flamujve Kombëtarë në kryeqytet.

Në videot e dërguara nga qytetarët në adresë të KALLXO.com shihen disa punëtorë të cilët pa kurrfarë sigurie ngriten lartë nga një ekskavator për t`i vendosur flamujt nëpër shtyllat elektrike të ndriçimit.

Pa kushte të sigurisë, pa pajisje adekuate dhe nëpër shi këta punëtorë vendosin flamujt kuq e zi në prag të festës së “Flamurit 28 Nëntorit”.

Për më shumë shikojini videot.