Presidentja Vjosa Osmani e kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca duke bërë homazhe pranë varrit të Isa Boletinit në Boletin të Zveçanit | Foto: ZPRK

VIDEO - 28 Nëntori, Vjosa Osmani e Glauk Konjufca bëjnë homazhe te varri i atdhetarit Isa Boletini

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te varri i heroit kombëtar, Isa Boletini, në fshatin Boletin të Zveçanit.

Para se të bënin homazhe në Boletin, Osmani e Konjufca ditën e kishin nisur në Prekaz, te memoriali “Adem Jashari”.

“Sot, bashkë me Kryetarin Konjufca, ministra e deputetë, i bëmë homazhe trashëgimisë së shquar të kryeheroit dhe komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, familjes Jashari si dhe heroit Isa Boletini. Këto dhe shumë figura të tjera të jashtëzakonshme të historisë sonë, u bënë emblemë e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë” – ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.