Nga Prishtina në Tiranë, atleti Erzen Zyberaj përfundon me sukses maratonën e tij

Atleti kosovar, Erzen Zyberaj, ka mbërritur në Tiranë, në Ditën e Flamurit.

Zyberaj ishte nisur nga Prishtina dhe rrugën deri në kryeqytetin shqiptar e ka kaluar duke vrapuar për 24 orë.

Këtë e ka bërë të ditur faqja “Maraton Albania” në Facebook derisa ka publikuar një video ku shihet Zyberaj duke vrapuar me flamur në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë.

“Mbërritja me suksese nga Skënderbeu i Prishtinës deri sheshin Skënderbe në Tiranë e maratonomakut Erzen Zyberaj. Jemi shumë të lumtur që morëm pjesë në mbylljen e kësaj gare”- thuhet në postim.

Zyberaj ishte nisur nga sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë ditën e hënë.

www.kallxo.com