RTS refuzon ta transmetojë materialin promovues të FIBA-s me hartën e Serbisë pa Kosovën

Radio Televizioni i Serbisë (RTS) ka refuzuar ta transmetojë materialin promovues të kampionatit europian të basketbollit për vajza.

Arsye për këtë vendim të transmetuesit publik serb është se FIBA në materialet e shpërndara e ka bërë hartën e Serbisë pa Kosovën brenda saj.

RTS, njëjtë sikur edhe transmetuesit tjerë që kanë fituar të drejtën për transmetim, kanë marrë nga FIBA një pako të promove, xhinglave dhe materiale tjera promovuese për këtë kampionat.

Megjithatë, në transmetimin e mbrëmshëm të ndeshjes Serbia- Bjellorusia, RTS tha se për të ndërprerjes së energjisë në Zrenjanin, një qytet në Serbi, ka pasur ndërprerje të sinjalit disa herë nga ana e produksionit spanjoll që prodhon dhe shpërndan sinjalin për transmetuesit.

“Gjatë kësaj ndërprerjeje, gabimisht është emetuar një kuadër i materialit promovues ku është parë harta e Serbisë pa Kosovën”, tha RTS.

Kosova është anëtare me të drejta të plota në FIBA.