Vetëtima - Foto: Rtv21

Rrufeja vret një 33-vjeçare në bjeshkët e Deçanit

Disa qytetarë kanë sjellë një 33-vjeçare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Deçanit, të cilën sipas tyre e kishte goditur rrufeja.

Kështu ka bërë të ditur Policia Rajonale e Pejës.

Sot rreth orës 14:45, Policia është informuar se në bjeshkët e Deçanit, si pasojë e të reshurave atmosferike, dyshohet se rrufeja ka goditur një person e cila është sjellë nga qytetarët në QKMF-Deçan.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, G.Z. e lindur  1986  f/k/sh, ka arritur pa shenja jete në QKMF- Deçan”, njofton Policia.

Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’.

Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Deçan janë duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme, njofton Policia.