Foto-ilustrim

Rrahen Viktima dhe Dëshmitari

Persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht person, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në afërsi të vendit ku ka ndodhur sulmi fizik ka qëlluar edhe një dëshmitar, shtetas i huaj, i cili gjithashtu është sulmuar nga të dyshuarit.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 04:00 të mëngjesit në Prishtinë.

Në këtë sulm, lëndime trupore kanë pësuar viktima dhe dëshmitari, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa te dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Ndërkohë që nuk dihet motivi i incidentit, rasti, sipas Policisë, është nën hetime.

Këtë rast, Policia po e trajton si lëndim trupor.