Ramush Tahiri Komenton Takimin Thaçi-Haradinaj

Politikologu Ramush Tahiri foli për takimin e sotëm Thaçi- Haradinaj.

Tahiri tha për Portalin e RTV 21 se nuk ka asgjë të keqe në këto takime.

“Presidenti Hashim Thaçi eshte mbi palët, është faktor unifikues që pëerfaqëson unitetin e popullit dhe si i tillë eshte mbipartiak”, ka deklaruar politikologu Ramush Tahiri për Portalin e RTV21.

“Takimi Thaçi- Haradinaj i çfardo natyre qoftë është i mirëseardhur dhe ndihmon në gjetjen e një zgjidhje të drejtë, por sigurisht që do të ketë edhe takime te tjera para së gjithash takimi Veseli -Haradinaj që e sqaron mandatarin dhe ndarjen e pozitave brenda PAN”, tha Tahiri.

Tahiri ka treguar se çfarëlloj takimi mund të ketë qenë ai mes Thaçit e Haradinajt.

“Presidenti po del që është takuar me  Kryesinë e AAK dhe me liderin e saj në kuadër të nismës për takimet me partitë politike ose thjesht ka qenë nje takim privat, e jo zyrtar përderisa nuk kemi komunikatën zyrtare”, tha Tahiri./21Media