Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Ramush Haradinaj Merr Vizën Britanike

Autoritetet britanike i kanë kthyer përgjigje pozitive Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në aplikacionin e tij për vizë në këtë shtet.

Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri Haradinaj sot në një konferencë për shtyp..

Çështja e kësaj vize ishte bërë temë në mediat e vendit javën e kaluar kur u raportua për një refuzim të aplikacionit.