Pamje nga protesta gjatë të cilës ndërtesa e Qeverisë u gjuajt me letër tualeti - Foto: Atdhe Mulla

Qeveria Gjuhet me Letër Tualeti

Rreth 200 qytetarë e aktivistë të shoqërisë civile kanë marrë pjesë në protestën e thirrur nga lëvizja #PROTESTOJ.

Gjatë marshit nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Skënderbeu”, protestuesit kanë thirrur: “Me hajna, me hajna nuk ka shtet!”.

Kur i janë afruar ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, protestuesit kanë hedhur letra tualeti në drejtim të saj dhe kanë thirrur: “M… e keni ba!”, dhe “Qitne m… jashtë!“.

Në një fjalim para të pranishmëve, Vlera Gjakova, një prej organizatorëve të protestës, tha se “jemi mbledhur këtu për t’u treguar (qeveritarëve) se ju jeni shërbëtorët tanë“.

“Ne nuk do të ndalemi. Ky është vetëm fillimi. Ne nuk do të ndalemi derisa drejtësia nuk do të dalë në dritë. Pa drejtësi nuk ka qetësi”, tha ajo.

Pamje nga protesta gjatë të cilës ndërtesa e Qeverisë u gjuajt me letër tualeti - Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla

Kjo është protesta e tretë e organizuar nga lëvizja #PROTESTOJ.

Dje, organizatorët e kësaj proteste thanë se protestat nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimeve, që janë dhënia e përgjegjësive politike dhe penale nga të përgjuarit.

http://kallxo.com/proteste-kunder-korrupsionit-ne-institucionet-shteterore/

Në fakt, protestat kanë filluar pas publikimeve të bisedave të përgjuara të zyrtarëve qeveritarë, të cilët, sipas këtyre bisedave hartojnë lista me emrat e partiakëve, të cilët duhet të emërohen dhe emërohen në në institucione kyçe shtetërore.

http://kallxo.com/parulla-interesante-ne-protesten-e-shoqerise-civile-kunder-pronto-2/

 

Protesta ka zgjatur pak kohë dhe është zhvilluar pa incidente.