Të paktë në numër, disa protestues mblidhen në territorin e Serbisë, afër pikë-kalimit kufitar të Jarinjës

Protesta e paralajmëruar në territorin e Serbisë, afër pikë-kalimit kufitar të Jarinjës, ka nis para pak minutash.

Policia serbe ka bërë përgatitjet paraprakisht për të mos lejuar që grupi edhe pse një ore pasi që ishte paralajmëruar protesta nuk shihen në numër të madh të mos kalojnë përmes pikës kufitare në Jarinjë.

Në anën tjetër pika kufitare vazhdon të jetë e qetë dhe po vazhdon që kohë pas kohe të qarkullojnë vetura e maune.

Policia e Kosovës ka bërë përgatitjet dhe është pozicionuar në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

Në afërsi të kësaj pike po vazhdon të monitoroj edhe EULEX.

Në pamjet që janë publikuar në rrjetin social “Telegram” shihet një numër i vogël i protestuesve të cilët kanë pankarta e flamuj.

Në pankarta shkruhet “Kosova nuk është kavanoz për tu thyer”, “Patriakana e Pejës”.