Pamje nga një mbledhje e KQZ-së - Foto: KALLXO.com

Publikohen Rezultatet Përfundimtare për Kuvendet Komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, ka shpallur sonte rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale, të cilat u mbajtën më 22 tetor 2017.

Rezultatet për kuvendet komunale, të miratuara në mbledhjen e KQZ-së, janë në këtë link.

Në këtë link mund të gjeni të dhënat për numrin e votuesve dhe përqindjen e atyre që kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

Ndërsa, në këtë link mund të gjeni rezultatet e subjekteve, përqindja dhe ulëset e fituara sipas komunave.

Kurse, në këtë vegzë mund të gjeni listën e të gjithë kandidatëve (sipas subjekteve dhe kandidatëve).

Dhe, në fund, këtu është lista e kandidatëve të zgjedhur (ndarja e ulëseve sipas subjekteve dhe komunave).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se afati i ankesave fillon të rrjedhë nga ora 12:00 e datës 9 nëntor 2017, pasi deri në këtë orë do të publikohen rezultatet e detajuara.