Nga protestat e sotme kundër fushatës zgjedhore të Serbisë në Kosovë | Foto: KALLXO.com

Protestë në Hoqë Kundër Fushatës Zgjedhore Serbe

Banorët e fshatit Hoqë e Madhe kanë protestuar mëngjesin e sotëm kundër fushatës së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj ka thënë për KALLXO.com se katër automjete me 15 qytetarë janë tubuar për të protestuar.

“Në ora 07:45, patrulla policore nga Stacioni Policor në Rahovec ka hasur ne katër automjete civile me 15 qytetar të tubuar në rrugën Rahovec-Opterushë-Suharekë, saktësisht në kryqëzimin e rrugës për në fshatin Hoqë e Madhe”, tha Podrimaj.

Ajo shtoi se qytetarët kanë dalë të protestojnë kundër fushatës së zgjedhje të Serbisë në Kosovë.

Sipas Podrimajt nuk ka pasur ndonjë bllokim të rrugëve dhe protestuesit kanë filluar të largohen nga vendi i ngjarjes ndërsa shtoi se gjatë kësaj proteste nuk ka pasur ndonjë incident.

Në disa pjesë tjera të Kosovës, qytetarët po protestojnë kundër ardhjes së kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë, edhe pse ai dje e anuloi vizitën.

Protestuesit kanë bllokuar magjistralet Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Mitrovicë, por protesta janë mbajtur edhe në vende tjera.

http://kallxo.com/qytetaret-bllokojne-magjistralet-shkaku-zgjedhjeve-serbe-ne-kosove/