Protesta për ndërprerjen e punimeve të Fakultetit të Veterinarisë

Organizata Studentore “Reforma” sot do të shprehë pakënaqësinë lidhur me ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Konferenca në formë proteste do të mbahet nga ora 11:00 para Rektoratit të UP-së, ku do të bëjnë pyetje publike për Rektorin dhe menaxhmentin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në lidhje me objektin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.